Home SHOWBIZ Si ia del me 8 motrat e burrit? Fansat ‘vënë në siklet’...

Si ia del me 8 motrat e burrit? Fansat ‘vënë në siklet’ gazetaren shqiptare: Kur mblidhemi së bashku …

19

 33 seconds më parë 0

Fiori Dardha ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku ndër të tjera është pyetur dhe për marrëdhënien që ka me kunatat.

Gazetarja ka 8 të tilla, pasi i shoqi është djalë i vetëm, i fundit pas 8 motrave. “Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e ka pyetur dikush.

“E vërtetë! Bashkëshorti im është djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”, iu është përgjigjur ajo.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, moderatorja humbi personin e saj më të shtrenjtë, nënën e saj. Fiori kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të.