Zbulohen detaje të reja nga seanca që po zhvillohet në gjykatë për infermieret dhe sanitaren e spitali “Shefqet Ndroqi”, të arrestuara si pjesë e “grupit të Tires”. Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela me profesion infermiere, si dhe sanitarja Rukije Hoxha, u merrnin para familjarëve të të shtruarve me qëllim ofrimin e shërbimeve që kanë detyrim ligjor t’i bëjnë.

Gjyqtarja është ka kërkuar nga të pandehurat arsyen pse i fshinë bisedat me Tiren në momentin q ajo u arrestua.

Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdojë çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.

Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.

‘Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!’– është shprehur gjyqtarja.

Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rikuperohen do t’i sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.

Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjetra, do të mbajë përgjegjësi.

Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?

Avokatja e Mira Bushit nga ana tjetër ka kërkuar lirimin e klientes së saj pasi nuk ka prova për përfshirjen në skemën e mashtrimit si dhe nuk është një person që përbën rrezikshmëri.

Dakord per ligjshmërinë e arrestinit por nuk jemi dakord me masën arrestit në burg pasi zonja Mira Bushi nuk rrezikon të prish provat, nuk ka kryer vepër penale dhe nuk është e rrezikshme në shoqëri. Nuk ka element në dosjen e prokurorit  që ta përfshijë zonjën Bushi në kryerjen e veprës penale të mashtimit. Mira ka qenë e shtruar për dy muaj në spital për pneumoni për shkak të Covid-19. Mira ka një problem me kembët duke qenë se ajo ka nuk ecën dot shumë mirë. Kërkoj për Mirën  masën Arrest  në shtëpi duke qenë se ka edhe babain e sëmurë“, tha avokati i Bushit.

Fax