Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka tërhequr gjithmonë vëmendje me pamjen e saj.
Që prej daljes së parë në skenë, ajo është dalluar për ‘look-un’ mjaft të kuruar. Edhe ndryshimet nuk kanë qenë të pakta te Ciljeta. Edhe së fundmi, këngëtarja ka bërë një të tillë, duke i surprizuar të gjithë fansat.
Çiljeta i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, me fije bjonde. Këtë ‘look’, ajo e ka pasur dhe shumë vite më parë.
“Si në kohët e vjetra”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos në Instagram.
Kujtojmë se Çiljeta është shfaqur me këtë ngjyrë flokësh në mars të vitit 2008, kur konkuronte me këngën “Dorëheqja” në Top Fest
Faxweb.al