Arrest me burg”, pritet të kërkojë prokuroria e Vlorës për kandidatin për bashkinë e Vlorës dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për  veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Pritet që Beleri dhe Kokaveshi të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, këtë të diel.

Referuar kërkesës për caktimin e masës së sigurisë, mësohet se ka qenë një qytetar i cili ka futur në kurth Bejlerin dhe ka zbuluar skemën e shitblerjeve të votave.

Rreth një javë më parë institucionet ligjzbatuese të Vlorës kishin marrë informacione në rrugë operative se kandidati i “Bashkë Fitojmë”, shpërndante shuma montare.

Për këtë çështje nisën verifikimet në terren, ku u shoqëruan disa persona. Njëri prej të shoqëruarve, pranoi se kishte marrë para nga Bejleri dhe gjithashtu pranoi të bashkëpunojë me policinë.

Menjëherë pas marrëveshjes me urdhër të prokurorisë, u vendos që të kryenin përgjime dhe vëzhgime, ambientale dhe në terren. Qytetari, fillimisht e ka takuar vetë Bejlerin.

Më pas ata kanë rënë dakord që kundrejt shumës prej 50 eurove të merrnin 13 vota që qytetari doli garant.

Pas këtij momenti Bejleri është lidhur me bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi, duke i dhënë numrin e qytetarit për t’u lidhur me të e për ta paguar.

Bashkëpunëtori i kandidatit Bejleri dhe qytetari janë takuar në një nga lokalet e Himarës, ku bashkëpunëtori i policisë dhe agjentët në terren kanë qenë duke kryer përgjime dhe vëzhgime.

Qytetari i ka dhënë listën me 13 persona për ti marrë 650 euro, por ai është paguar vetëm 400 euro nga bashkëpunëtori i Bejlerit, për faktin se, nga verifikimi i listës, 5 persona të tjerë ishin paguar më parë.

Menjëherë pas marrjes së parave qytetari është larguar. E gjitha kjo ka nisur pasdite, ndërsa arrestimi është kryer në mesnatë, pas mbledhjes së të gjitha provave.