Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku. Ata u njohën “Big Brother VIP” dhe aty nisën historinë e tyre të dashurisë, e cila po vazhdon lumturisht deri në ditët e sotme.
Së fundmi, Sarah ka zbuluar për Aulona Mustën më shumë rreth lidhjes së tyre.
Ajo ka treguar se se vajzat i afrohen Pajtimit për foto edhe kur janë bashkë, megjithatë ajo nuk bëhet xheloze. Kjo sepse, sipas saj, partneri i ka dhënë shumë siguri e kështu ka besim të plotë te ai.
“Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë. Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis”, u shpreh Berisha.