Zgjidhni gjithnjë produkte të stinës, të freskëta dhe nëse disa produkte janë me ulje përfitoni nga to.
Ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët e fortë të shëndetit të mirë.
Por problemi me të shpesh nis tek çmimet e larta që një konsumatri duhet të paguajë.
Ushqimet bio apo organike janë shumë të kërkuara, por edhe shumë të shtrenjta për një mori arsyesh që nisin nga prodhimi deri tek shpërndarësi.
Megjithatë me disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës mund të fitoni shumë shëndet duke shpenzuar pak për ushqimet.
AgroWeb ju sugjeron 3 mënyra të zgjuara se si mund ta bëni këtë në shtëpi.
Planifikoni vaktet
Përgatitja e vakteve duke parasur parasysh një plan të përafërt mund të jetë një nga taktikat më të mira që mund të bëni për të kursyer disa para.
Planifikimi ju ndihmon të krijoni edhe një buxhet të përafërt sa ju duhet për ushqimet.
Bëjeni këtë çdo javë në mënyrë që të bëni një agjendë të saktë të ushqimeve tuaja duke krijuar miks të përshtatshëm për ju.
Bëni blerje të zgjuara
Nëse lart folëm për planifikimin e zgjuar të vakteve, tani fokusohuni tek blerjet e zgjuara.
Zgjidhni gjithnjë produkte të stinës, të freskëta dhe nëse disa produkte janë me ulje përfitoni nga to
Frutat, perimet dhe drithërat janë ndër ushqimet më ekonomike që mund të gjeni bio ndaj mbusheni shportën e ushqimit me to.
Blini gjithashtu shumë vezë, qumësht dhe yndyrna të shëndetshmesi vaji i ullirit apo sardelet të cilat zakonisht kanë çmim më të ulët se llojet e tjera të peshqve.
Mos frekuentoni shpesh restorantet
Dëshira për të marrë një vakt të shpejtë e të ngrohtë jashtë shtëpisë mund të jetë e shpeshtë sidomos nëse jetoni vetëm.
Gatimi përveçse një kënaqësi është një proces që kërkon kohë dhe durim.
Ndaj shpesh njerëzit zgjedhin të konsumojnë ushqime jashtë.
Kjo nuk ju ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme apo kursimin e mirë të parave pasi restorantet janë të kushtueshëm.
Nëse ndiqni dy këshillat që AgroWeb ju listoi më sipër do ta keni më të thjeshtë të konsumoni ushqime bio dhe me pak para.
Në këtë mënyrë mund të bëheni edhe më kreativë përsa i përket gatimit me ushqime që mund t’ju kenë mbetur në shtëpi.
Është e rëndësishme që ushqimet që blini t’i shfrytëzoni sa më shumë duke i konsumuar të freskëta sa po t’i blini./AgroWeb.org