Çdo smartphone vjen me browser-in e tij të përzgjedhur nga kompania që e prodhon këtë pajisje. Megjithatë, nëse ju dëshironi të përdorni një browser të palës së tretë në iPhone-in tuaj dhe jo atë të përcaktuar nga Apple, mjafton të ndiqni hapat e përshkruajtura më poshtë.
Ndërrimi i default browser do të bëjë që sa herë që ju të klikoni në links të shpërndarë nga miqtë tuaj në rrjetet sociale, të drejtoheni në mënyrë direkte në browser-in tuaj të preferuar.
- Si fillim, do të duhet të hapni aplikacionin Settings në iPhone-in tuaj
- Më pas rrëshqisni deri sa të gjeni browser-in tuaj të preferuar në listë
- Klikoni mbi të dhe hapni settings të aplikacionit
- Nga këtu ju mund të ndërroni default browser dhe të navigoni të qetë.
Për të ndërruar default browser në Android do të duhet të veproni si më poshtë:
- Hapni aplikacionin Settings në smartphone-in tuaj
- Klikoni në Apps
- Zgjidhni opsionin Default Apps dhe nëse nuk e gjeni atë, klikoni në 3 pikat vertikale në cepin e djathtë lart dhe gjeni opsionin Apps
- Shtypni opsionin “Browser App”
- Tashmë do të shikoni browser-in që keni default bashkë me aplikaiconet e tjera të navigimit në internet
- Zgjidhni secilin aplikacion që ju dëshironi të bëhet browser-i juaj i preferuar