Çdo smartphone vjen me browser-in e tij të përzgjedhur nga kompania që e prodhon këtë pajisje. Megjithatë, nëse ju dëshironi të përdorni një browser të palës së tretë në iPhone-in tuaj dhe jo atë të përcaktuar nga Apple, mjafton të ndiqni hapat e përshkruajtura më poshtë.

Ndërrimi i default browser do të bëjë që sa herë që ju të klikoni në links të shpërndarë nga miqtë tuaj në rrjetet sociale, të drejtoheni në mënyrë direkte në browser-in tuaj të preferuar.

  • Si fillim, do të duhet të hapni aplikacionin Settings në iPhone-in tuaj
  • Më pas rrëshqisni deri sa të gjeni browser-in tuaj të preferuar në listë
  • Klikoni mbi të dhe hapni settings të aplikacionit
  • Nga këtu ju mund të ndërroni default browser dhe të navigoni të qetë.

Për të ndërruar default browser në Android do të duhet të veproni si më poshtë:

  • Hapni aplikacionin Settings në smartphone-in tuaj
  • Klikoni në Apps
  • Zgjidhni opsionin Default Apps dhe nëse nuk e gjeni atë, klikoni në 3 pikat vertikale në cepin e djathtë lart dhe gjeni opsionin Apps
  • Shtypni opsionin “Browser App
  • Tashmë do të shikoni browser-in që keni default bashkë me aplikaiconet e tjera të navigimit në internet
  • Zgjidhni secilin aplikacion që ju dëshironi të bëhet browser-i juaj i preferuar