Shkelës edhe këmbësorët edhe shoferët
Respektimi i vijave të bardha si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu dhe nga këmbësoret duket se nuk zbatohet në shumicën e rasteve. Situata është më problematike në rrugë kryesore ku trafiku është më i ngarkuar.
Në shumicën e rasteve automjetet qarkullojnë edhe pse këmbësori nuk ka mbaruar lëvizjen, shpesh edhe me shpejtësi .Ka dhe raste të tjera kur vetë qytetarët nuk i respektojnë vija të bardha.
Nëse sheh në rrugët më të ngarkuara drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët janë të padisiplinuar në rrugë . Këmbësorët, drejtuesit e mjeteve apo dhe biçiklistët që kalojnë në vijat e bardha pa zbritur nga biçikleta, shkelin nenin 198 të Kodit Rrugor dhe për këtë arsye bëhen burim aksidentesh.
Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve të këmbësoreve në rrugët brenda qyteteve për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës, si nga këmbësoret ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve.