Home ELBASANI SOT VIDEO/SHKOLLAT NË FSHATRA SIGUROJNË NGROHJE ME DRU

VIDEO/SHKOLLAT NË FSHATRA SIGUROJNË NGROHJE ME DRU

11

Shumë prej tyre nuk kanë probleme

Ngrohja në shkolla ka qenë një ndër diskutimet kryesorë gjatë këtij sezoni shkollor. Por ky problem ka qenë i zgjidhur të paktën në shkollat në fshatra ku pjesa më e madhe e shkollave kanë siguruar ngrohje me zjarr. Drejtoria e shkollës së Selitës konfirmon se pavarësisht temperaturave të ulta nxënësit nuk kanë pasur ftohtë pasi ngrohja nuk ka munguar.

Një lajm I mirë për nxënësit e kësaj zone është edhe rikonstruksioni që do të pësojnë të paktën dy shkolla këtu.

Probleme me ngrohjen gjatë këtij viti pati kryesisht në shkollat e qyteteve.