Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për ’30 Qershorin’ është i paqartë për Voltana Ademin. Kryebashkiakja e Shkodrës thote se presim një arsyetim të plotë dhe nje gje është e qartë: Ato nuk ishin zgjedhje.

Situata është e pazakontë por nëse do të kemi zgjedhje jam e angazhuar për të vijuar punën për bashkinë e Shkodrës, shton Ademi.

Sipas Ademit, zgjedhjet gjithmonë jane nje mundësi më shumë për opozitën për të arritur një fitore.

Si e keni lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019?

Voltana Ademi: Vendimi është akoma i paqartë, ne kemi lexuar rrëzimin e kërkesë padisë. Kjo nuk thotë shumë në fakt, është akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim të marrë për arsye proceduriale pra njohjes së legjitimitetit të Gjykatës Kushtetuese nëse e ka tagër apo jo. Nuk është e qartë nëse kjo është një përgjigjie proceduriale pra apo përgjigjie ndaj kërkesës tonë ku kemi parashtruar shkeljet e bëra gjatë procesit zgjedhor të 2019.