Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat këtë të enjte është shprehur se do të mbajë çdo përgjegjësi në lidhje me humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit pas përfundimit të fazës së reflektimit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se në kuadër të zhvillimeve më të fundit në PD, një ditë më parë ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha  ka bërë thirrje për bashkim të gjithë deputetëve të PD-së të cilët kanë qenë kritikues ndaj tij;.

ndërkohë një pjesë e madhe e deputetëve demokratë që kërkojnë dorëheqjen e Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashki, nuk mbështesin as rikthimin e Berishës në krye të PD-së.

Ndërkohë gazetari bën me dije se pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet grupi i Rithemelimit, ku pritet që të caktohet data për mbledhjen e Kuvendin për përcaktimin e zgjedhjeve për kreun e ti të PD-së./abcnews.al