Situatë alarmante në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, dhjetëra makina janë bllokuar në trafik pasi rruga është e rrëshqitshme dhe një trajler ka rrëshqitur në Mirakë duke bllokuar të gjithë lëvizjet në të dyja anët e rrugës.

Ndërkohë bëhet me dije se vazhdojnë problemet me energjinë elektrike. Pasi janë stakuar dritat në disa lagje, kjo për shkak të problemeve që ka shkaktuar para disa orë fidri 2, fidri 3 në nënstacionin Librazhd si dhe disa zona rurale të Njësisë Administrative Lunik, Orenjë.

(R.g/Faxweb.al)