Fax News zbulon ekskluzivisht një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Berat ku bëhet fjalë për një histori të dyshuar abuzimi dhe shfrytëzimi seksual me të mitur.

Burime mjaft konfidenciale bëjnë me dije se ka nisur hetimi për 3 të mitura, përkatësisht të klasave të 3, 7 dhe 8 me dyshimet se janë abuzuar seksualisht.

Vajza e madhe ka më shumë se 10 ditë që nuk frekuenton shkollën, ndërsa prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur. Bëhet fjalë për një familje ku prindërit e fëmijëve janë me probleme të shëndetit mendor.

Të miturat dhe prindërit e tyre jetojnë në qytetin e Beratit ku kanë marrë prej disa kohësh një banesë me qera.

Një burim i tha Fax News se një zonjë e cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.

Për këtë rast prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë.

Zonja në fjalë, indetiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, dyshohet se është burimi ndërlidhës nga meshkuj në moshë. Ajo është banore e zonës ku jeton familja e të miturave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur hetimet ndërsa pritet marrja në pyetje e personave që kanë rënë viktimë apo atyre që dyshohet se kanë kryer veprën e rëndë.