Një masakër e vërtetë po ndodh prej javësh në lumin e Devollit, ku rreth 400 kamionë në ditë po e gërryejnë atë duke vjedhur zhavorrin.

Firma që po e bën këtë masakër është “Vëllezërit Hysa”, por ajo që përbën skandalin më të madh është fakti që Ministria e Bujqësisë, IKMT-ja dhe Policia e Shtetit janë duke i mbyllur të dyja sytë. Ndërkohë që në vend ka raportime për qytetarë të cilët përfundojnë në burg për një tullë që vendosin pa leje, asnjë prej këtyre institucioneve nuk sheh se çfarë po bëjnë përditë kamionët e “Vëllezërit Hysa” në lumin e Devollit.

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Korçë ka hapur tenderin prej 1.6 milionë euro për “Mbrojtje nga gerryerjet ne krahun e majte te lumit Devoll, NjA Mollas – Cerrik””.

Në tender morën pjesë 9 kompani, nga të cilat gjysmat u skualifikuan me preteksin e mospërmbushjes së kritereve.

Ndërsa bashkimi i dy kompanive “Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” prej 880 milionë lekë pa tvsh për ta realizuar mbrojtne nga gërryeja të lumit të Devollit./Përgatiti Blind.al

https://blind.al/skandali-i-tenderit-880-milione-leke-te-fituar-nga-vellezerit-hysa-si-po-mbyllin-syte-3-institucione-per-masakren-ne-lumin-devoll/?fbclid=IwAR1pgrR9JRnHR-Jg4WzGhYeXjWnPG0tdDAPa4mzVwkcKSdksGXu8yVPooqo