Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ku përgëzon zgjatjen e afateve të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kim deklaron se SHBA është duke e ndjekur nga afër këtë çështje.

Në lidhje me aferën e inceneratorëve, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Yuri Kim:

Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër.