Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për herë të parë pas skandalit me të dhënat private, të qarkullimit të listës së pagave të punonjësve në shtet dhe privat në Shqipëri.
Këlliçi pjesë e grupit të Berishës shkruan se i gjithë sistemi është vendosur në funksion të patronazhimit socialist.
“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën. Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist. Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.
Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën” shkruan Këlliçi.