Një skandal u regjistrua në Norvegji, teksa mbrëmjen e djeshme u luajt përballja mes Bodo/Glimt-it dhe Prishtinës e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Televizioni Publik i këtij vendi i cilësoi kampionët e Kosovës, si skuadër serbe.

Në raportimin pas ndeshjes Bodo/Glimt – Prishtina, prezantuesi i këtij televizioni deklaroi se skuadra norvegjeze triumfoi ndaj skuadrës serbe. Një provokim ky që vjen nga një television publik dhe ka nxitur debate të shumta në rrjetet sociale.