Në një intervistë me gazetaren greke, Sasa Stamati modelja rrëfeu se si ia doli të hiqte dorë nga partneri, nga i cili përjetoi dhunë verbale. Këtë rrëfim e bëri duke u bazuar nga vrasjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Greqi.

“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale. Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largova dhe nuk e pashë kurrë më.”

Po ashtu, nëpërmjet këtij rrëfimi iu bëri thirrje të gjitha femrave që nëse ndodhen në situata të ngjashme, të heqin dorë nga ajo marrëdhënie.

“Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj,” u shpreh modelja greke.