Krimi Ekonomik arreston në Tiranë Arben Meskutin. Dyshohet se Meskuti po largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane pas zbulimit të një aktiviteti kriminal në fushën e mikrokredive.

Arben Meskuti është pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA që bashkë me Micro Credit Albania janë satelitë të IuteCredit Albania.

I akuzuar disa herë për mashtrim vitet e fundit, gjithnjë Meskuti ka arritur të shpëtojë.

Ceo i IuteCredit Akan Ajdini dhe pronari i FINAL Arben Meskuti kanë krijuar një skemë mashtrimi ku njëri jep kredi dhe tjetri blen dhe mbledh me një kompani fiktive përmbarimi ADCA. Minikreditë jepen nëpër dyqane elektroshtëpiakesh dhe telefonash nga IuteCredit dhe pasi “blihen” nga Arben Meskuti kërkohen disafish me përmbarimin ADCA.

Skema duket se u kap dhe nga Presidenti në ikje Ilir Meta, i cili bëri një deklaratë të fortë që me sa duket “zgjoi” nga gjumi disavjeçar policinë dhe krimin ekonomik të Tiranës që vunë sot pasdite në pranga Meskutin.