Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar pamje nga operacioni, nga i cili u shpëtuan tre turistë çekë që ishin bllokuar në një zonë të thepisur malore mes Thethit dhe Valbonës.
Brataj shkruan se tre të rnjt ishin bllokuar prej dy ditësh dhe se nuk dinin se ku të shkonin. Mjeku thotë se në këto operacionii u rrezikohet jeta pilotëve dhe personelit mjeksor.
Ai bën thirrje që t’iu jepet fund këtyre aventurave të rrezikshme nga ana e turistëve, dhe bënë thirrje që të mos ngjiten në zona të largëta, pa pasur udhërrëfyes.
“Vazhdojne aventurat e pa kontrolluara te turizmit malor! Tre te rinj nga Çekia perfundojne afer gremines, ku u bllokuan per dy dite pasi kishin humbur rrugen dhe pa ditur ku te shkojne! Si eshte e mundur qe per te disaten here turistet levizin pa udherrefyes? Ky nuk eshte turizem, kjo do te thote te diskutosh jeten! Rrezik jete per personelin mjeksor, rrezik jete per punonjesit e policise, por akoma me shume rrezik jete per pilotet! Stop aventurave ku rrezikohet jeta!
Nje falenderim personelit pilot qe malet i kane kthyer ne pista helikopteri, faleminderit personelit mjeksor te Lekbibaj dhe policise se drejtorise Kukes per kontributin e dhene per disa ore rresht, duke rrezikuar jeten e tyre.
Fatmiresisht edhe kete here misioni perfundoi me sukses”, shkruan Brataj.