Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë, por është e paqartë se cili do të jetë fituesi.

Sondazhet kanë sugjeruar se asnjëri nga kandidatët nuk do të fitojë mbi 50 për qind të votave për të fituar zgjedhjet në rundin e parë. Kjo nënkupton se dy kandidatët që do të marrin më së shumti vota do të përballen në rundin e balotazhit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Sondazhet kanë sugjeruar se ish-ministri i Jashtëm, djathtisti Anze Logar do të fitojë 30 për qind të votave, pasuar nga kandidatja e pavarur e qendrës, Natasa Pirc Musar me rreth 20 për qind të votave. Ndërkaq, socialdemokrati Milan Brglez, që ka mbështetjen e Qeverisë, do të fitojë 17 për qind të votave.

Në garën për presidentin e ri garojnë shtatë persona. Posti i presidentit në Slloveni konsiderohet gjerësisht si post ceremonial.

Zgjedhjet në Slloveni – shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s – shihet si test për Qeverinë liberale në mes të një krize që është nxitur nga lufta në Ukrainë.

Presidenti aktual, Borut Pahor, ka shërbyer dy mandate të plota pesëvjeçare dhe nuk mund të garojë për një mandat të tretë. Gjatë dy mandateve, Pahor ka tentuar që të jetë një urë mes ndarjeve në skenën politike të Sllovenisë, shtet që ende është burim i tensioneve politike.

Pahor shpesh cilësohet nga publiku si ‘president i Instagram-it’, për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale.

Vendvotimet për zgjedhjet presidenciale do të mbyllen në orën 19:00 dhe rezultatet e para pritet të dalin dy orë më

Vendvotimet për zgjedhjet presidenciale do të mbyllen në orën 19:00 dhe rezultatet e para pritet të dalin dy orë më pas./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel