Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Korçë, pas mesnate. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 01:10, S. C., drejtuar mjetin tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesja ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Korçës. Pas ndihmës së parë të marrë aty, ajo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.