Pasi provoi të prezantonte smartphone të ndryshëm nga të gjithë kategoritë e çmimeve, Nokia me sa duket e ka gjetur veten tek smartphone-t low-cost

Ata po mundohen të ofrojnë gjërat kryesore që çdo person kërkon nga një smartphone me një çmim të arsyeshëm. Nokia G20 prezantohet me një bateri prej 5,000 mAh dhe komponentë të tjerë mjaft efiçientë që bëjnë të mundur që me vetëm një karikim bateria të zgjasë 2 ose 3 ditë në bazë të përdorimit. E vetmja anë negative e saj është se karikohet ngadalë, me vetëm 10W.

Në pjesën anësore të pajisjes gjendet një buton i dedikuar për Google Assistant dhe sensori i shenjës së gishtit. Për sa i përket kamerave, Nokia G20 vjen me 4 të tilla: një kryesore 48MP, një ultra-wide 5MP dhe sensorin depth dhe makro 2MP. Për të gjithë personat që përdorin 2 karta SIM ky smartphone është mjaft i përshtatshëm, pasi ofron Dual SIM support.

Dhe pse ky smartphone kushton vetëm $199, Nokia ka premtuar 3 vite security updates dhe 2 vite OS updates. Nokia G20 do të vijë në ngjyrat Night dhe Glacier nga data 1 korrik.

geek room