Pas Shqipërisë, kryediplomti grek Nikos Dendias ka zhvilluar një vizitë dje në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, ku kanë disutuar për tema të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy sgteteve.
Pas takimit, Dendias ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan “Fillova vizitën time në Prishtinë, jam pritur nga presidentja kosovare Vjosa Osmani-Sadriu. Një bisedë e thelluar rreth zhvillimeve rajonale pas pushtimit rus të Ukrainës, perspektiva e Ballkanit Perëndimor, BE-në dhe dialogu Beograd-Prishtinë”.
Ajo që u vu re ishte se në fotot e publikuara nga Dendias, flamuri i Kosovës nuk duket. Ministri i Jashtëm grek është kujdesur që të presë fotot, në mënyrë që të fshehë flamurin e Kosovës.
Një tjetër detaj ishte se në reagimin e tij, ai shkruan gjatë vizitës në Prishtinë, pa përmendur Kosovën. Kujtojmë që Greqia nuk e njeh Kosovën.
Edhe në Shqipëri, vizita e Dendias solli shumë reagime për shkak se ai refuzoi të fliste për të drejtat e çamëve dhe kërcënoi se nëse Shqipëria do ta hapte këtë çështje, duhet ta “harronte” integrimin në BE.