Futbollisti i njohur shqiptar, Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Krahas fotos me të birin e porsalindur në krahë, Cikalleshi ka zbuluar dhe emrin me të cilin e kanë pagëzuar fëmijën.
“Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hajrit”, ka shkruar futbollisti.
Cikalleshi është baba dhe i një vajze. I ftuar vitin e shkuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Sokol Cikalleshi është shprehur se pjesëmarrja në finalet e Kampionatit Europian dhe momenti kur u bë baba, janë dy momentet më të lumtura të jetës së tij.
“Momentet e gëzuara kanë qenë shumë. Një nga ato ka qenë pjesëmarrja në Europian. Ndërsa nga jeta ime personale ka qenë patjetër ardhja e vajzës sime në jetë. Është një emocion që sado të përpiqesh ta shpjegosh me fjalë, nuk e shpjegon dot po nuk e përjetove”, ka thënë futbollisti.