Ish-ministri Ylli Manjani komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv arrestimin e ish-kryebashkiakut të PS Agim kajmaku në Itali pasi u kap me 20 kg kokainë.

Manjani deklaroi se nuk mund të kalohet me përgjigjen e qeverisë se ‘përgjegjësia është individuale’ pasi janë disa persona pranë qeverisë që kanë rezultuar të përfshirë në botën e krimit.

Në ekipin tënd gjenden të tillë njerëz, si është e mundur, u bënë shumë. Si ka mundësi që shqiptarët i votojnë këto njerëz. Si mund të votohen këto njerëz.

Kërkohet përgjegjësi politike. Janë njerëz të lidhur me botën e krimit, botën e drogës, marrin vota?

Frika ime është kjo, mos po mësohemi të jetojmë me të keqen? Mos po na pëlqen krimi?”-tha Manjani