Na ndajnë vetëm disa orë nga finalja e madhe e Eurovision 2023 dhe 26 vende po përgatiten të japin më të mirën e tyre në M&S Bank Arena të Liverpool-it.
Natën e madhe do ta hap Austria, ndërsa e fundit në skenë do të ngjitet Mbretëria e Bashkuar. Shqipëria konkurron në vendin e 10.
Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” dërguan Shqipërinë në finalen e madhe ku dhanë një perfomancë mahnitëse. Këngëtarja nga Kosova dhe familja e saj kanë mbërthyer publikun jo vetëm për vokalin, performancën por edhe për mesazhin që përcjell kënga, që ka të bëjë për dashurinë ndaj familjes.
Por parashikimet e deritanishme tregojnë se konkursin e 67-të muzikor do ta fitojë Loreen me këngën “Tatuazh”, ndërsa vlen të theksohet se kjo këngëtare e veçantë ka fituar për Suedinë Eurovisionin në vitin 2012, me “Euphoria”.