Sony dhe Honda Motor treguan ditën e premte se do të nisin bashkëpunimet për të zhvilluar dhe shitur makina tërësisht elektrike. Ato ftojnë të gjitha kompanitë e tjera të interesuara t’i bashkohen këtij projekti, që ka si qëllim të nxjerrë në treg modelin e parë në vitin 2025.

Honda do të merret me pjesën e prodhimit të modelit të parë, ndërkohë që Sony do të zhvillojë platformën e shërbimit të lëvizshmërisë.

Në këtë sipërmarrje të përbashkët ne dëshirojmë të drejtojmë evolucionin e lëvizshmërisë duke kombinuar teknologjinë dhe eksperiencën tonë dhe eksperiencën afatgjatë të Honda në zhvillimin dhe prodhimin e makinave.” tha CEO i Sony Kenichiro Yoshida.

3R5DX5ELKRNYPAJRPPF7KLQVAY.jpg

Kjo deklaratë vjen në një kohë ku Sony është tepër i interesuar për t’u përfshirë në gjeneratën e ardhshme tregut automobilistik, ndërkohë që Honda është nën presionin e vazhdueshëm për të prodhuar makina me zero emëtime gazesh dhe me teknologjinë më të fundit.

Sony ka gati një arsenal me teknologji të sofistikuara si sensorët, që janë tepër të rëndësishëm në arritjen e drejtimit autonom të makinës.

CEO i Honda Topshihiro Mibe tregoi se dëshira e tij është që ky bashkëpunim të krijojë një “reaksion kimik” që i tejkalon pritshmëritë e konsumatorëve.