Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, zhvilloi pasditen e sotme një takim me Kryetarin e KLP-së Gent Ibrahimi.
Takimi u zhvillua në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe punën e bërë nga prokuroria shqiptare në luftën kundër krimit.
Soreca përmes një postimi në Twitter, teksa uron kryetarin Ibrahimi për punën e bërë deri tani thekson se Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së.
Postimi i plotë: Urime Kryetarin Gent Ibrahimi për punën e bërë deri më tani nga KLP në Shqipëri. Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë . Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së
fax web