Bloomberg publikoi pak ditë më parë një artikull ku shkruante se legjislacioni i mosbesimit kishte ndaluar Apple të instalonte aplikacione në pajisjet e saj. Mirëpo më vonë ky lajm u update-ua pasi kishte ndodhur një keqkuptim.

Ky legjislacion në të vërtetë nuk do të detyrojë Apple të mos përfshijë asnjë aplikacion pre-installed në pajisje, por do ta detyrojë kompaninë që të jetë e mundur fshirja e këtyre aplikacioneve. Deri më tani, iPhones vijnë me disa aplikacione të dizenjuara nga Apple si Messages, Calendar, Notes apo FaceTime.

Nëpërmjet këtij legjislacioni bëhet akoma më thjeshtë që përdoruesit të instalojnë aplikacione që ata besojnë se i nevojiten, duke ndaluar Apple të përdorë dominancën në treg për të favorizuar produktet e saj.

Sipas Cicilline, kjo gjë do të vlejë dhe për Amazon Prime, pasi ata kërkojnë të shesin produktet e tyre në vend të produkteve të palëve të treta. Javën e kaluar ligjvënësit prezantuan një legjislacion mosbesimi në formën e 5 projektligjeve që i drejtoheshin kompanive gjigande të teknologjisë si Apple, Google, Amazon dhe Facebook, të cilat kanë të paktën mbi 50 milionë përdorues aktivë në Amerikë.

Nëse projektligjet aprovohen do të ketë një rregullim të rëndësishëm në industrinë e teknologjisë.

geek room