Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca, nga Elbasani ku dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit u bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Në një deklaratë për mediat, Soreca thotë se sot është ditë e rëndësishme për Shqipërinë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se procesi i votimit po ndiqet nga ndërkombëtarët.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët që do të ushtrojnë të drejtën e votës. Në këtë qendër votimi por edhe në qendrat tjera të votimit, kemi parë se shumë zgjehdhës kanë hedhur votën e tyre. Pajisjet e reja po funksionojnë. Ka pasur edhe disa probleme teknike, ku në një qendër në Tiranë, ka pasur probleme me pajisjet e identifikimit, por që u zevëndësuan.  Thirrja ime është që të dilni të votoni, duhet të keni jo vetëm të drejtën por edhe përgjegjësinë për të votuar. Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë në Bashkkimin Evropian. Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve të dilni të votnoni, ju vendosni për të ardhmen.”