Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim për efektivin e policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë gjatë sulmit nga një grup personash të armatosur në veri të Kosovës.
“Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës,” shkruan Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Ndërkohë nga sulmi ditën e djeshme përveç efektivit Afrim Bunjaku, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen edhe të 3 nga agresorët, si dhe kapjen e 6 të tjerëve.
