Teksa sot mbushen 31 vite nga themelimi i Partisë Demokratike, ka nisur ceremonia festive në selinë blu.
Ka qenë zoti Basha ai që ka nisur fjalën i pari para demokratëve, ndërsa falënderoi ata për praninë. Lideri demokrat tha se kjo është një ditë kuptimplotë për demokratët.
Zonja dhe zotërinj, kryetarë dhe kryetare të PD, të grup seksioneve, demokratë, të dashur miq dhe të ftuar, mblidhemi në një ditë kuptimplotë për demokratet. Në një ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e demokracisë që nisën 31 vite më parë në një rrugëtim plot me sprova të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit. Kryengritjen e të cilëve e kujtuam 3 ditë më parë. Nga aspirate që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, të pluralizmit politik të PD që fiton sot 31 vjetorin.”, tha Basha.