14 Marsi shënon sot festën e Ditës së Verës, përsëri nën efektin e pandemisë.

Elbasani është qyteti që e ka këtë festë tradicionale edhe pse Dita e Verës festohet gjerësisht thuajse në të gjithë vendin.

Ky është viti i dytë që qytetarët festojë një Ditë Verë aspak të zakonshme, me orë policore për shkak të COVID-19.

Përgatitjet edhe pse të vakëta kanë filluar ditë më parë, duke zbukuruar shehseh me lule shumëngjyrëshe.

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballokume si ëmbëlsira tradicionale.

Bashkia e Elbasanit ka parashikuar organizime të vogla edhe këto të monitoruara rreptësisht për të mos shkaktuar grumbullime.

Top Channel