Koalicioni opozitar ka nisur përgatitjet për aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale. Në sheshin Nënë Tereza po ngrihet podiumi ku njëri pas tjetrit pasditen e sotme do të ngjiten 222 kandidatët e opozitës së bashkuar.
Në 30 vite kjo fushatë do jetë më e pazakonta për shkak të masave anti-covid. Peshën kryesore të fjalës do e mbaje Basha që kërkon rikthimin e PD në pushtet pas 8 viteve opozitë.
Basha në krah do ketë kandidatët dhe krerët e partive aleate të cilët i ka përfshirë në lista ndërkohë do mungojnë Monika Kryemadhi. Ajo ka zgjedhur që në çelje të fushatës të jetë në Divjakë për të kërkuar vota për LSI që në këto zgjedhje do dalë e vetme.
Top Channel