Deputeti i PS, Florenc Spaho ka nisur fushatën elektorale, pasi është rikandiduar nga selia rozë i gjashti në qarkun e Elbasanit.

Spaho, i cili bën pjesë tek deputetët që flasin shumë rrallë në Kuvend, në CV e tij që gjendet në faqen e parlamentit, thuhet se është asistent Pedagog që prej vitit 2015.

Në një postim në facebook, nën entuziazmin e njoftimin të ndjekësve për  rikandidimit të tij nga PS, Spaho zbulon se mesazhet i merr në mënyrë të gatshme “nga lart”.

Siç shihet në mesazhin e mëposhtëm, të cilin kandidati i PS e ka publikuar gabimisht në facebook, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë.

(Falëndero kolegët apo dikë tjetër që do ti) thuhet mes rreshtave të publikuar në rrjetin e tij social. Fillimisht, Spaho falenderon PS dhe Edi Ramën për besimin e dhënë, ndërsa më pas vijon me Taulant Ballën.

Por deputetit siç duket i ka shpëtuar një pjesë në kllapa nga mesazhi i gatshëm, ku i tregohet se çfarë të shkruajë. /Gazeta SHQIP

'Falëndero kolegë apo...'/ Deputeti i PS bën