Sot dolën përpara gjykatës së Elbasanit zyrtarët e burgjeve të arrestuar tre ditë më parë pasi bashkëpunonin me të dënuarit duke marrë ryshfet në këmbim të lejimit të futjes së sendeve të paligjshme, drogë, alkool, bixhoz, etj. Në seancë kanë dalë vetëm zyrtarët. Nga operacioni u arrestuan 28 persona, 13, zyrtarë në qeli, 2 arrest shtëpi dhe 13 janë të dënuarit që u është komunikuar vepra e re penale me të cilën do të përballen përpos dënimit që po vuajnë.