Prokuroria Speciale ka dhënë mesditën e kësaj të marte pretencën për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin dhe 3 vartësit e tij.
Bëhet me dije se SPAK kërkon në total 4 vite e 8 muaj burg për tre të arrestuarit.
SPAK ka kërkuar për Thoma Gëllçin, 2.6 vite burg, i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar i zbret në 1.8 vite burg.
“Kërkoj deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Gëllçi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burg. në aplikimin e nenit 406 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Gëlliçi akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për shkak të shkeljes së barazisë në tendera.
Ervin Murja, Julian Tapia dhe Alban Malaveci, vartësit e Gëllçit gjithashtu akuzohen për “pabarazi në tendera”, për të cilët SPAK ka kërkuar1 vit burg.
Kujtojmë që Thoma Gëllçi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke hapur tender për kanalin RTSH Agro, para se të merrte miratimin e AMA-s.
Tenderi për blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro është shpallur në nëntor të vitit 2018 dhe kishte një vlerë limit prej 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja këto kompani u bë e ditur më herët që kishin mangësi në dokumentacionet për marrjen pjesë në tender.