Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00 seanca për masën e dytë të sigurisë ndaj ish-ministrit Lefter Koka, i cili ndodhet pas hekurave me akuzën e korrupsionit në çështjen e inceneratorëve.

Avokati i Kokës është shprehur pas seancës se ish-ministri nuk ka për se të pendohet, dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai tha se fakti që Koka po tregon për rrethanat e tij, nuk do të thotë se është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Këto dy masa i përkasin të njëjtit fakt penal dhe duhet të ishin trajtuar së bashku. Kemi të bëjmë me të njëjtin fakt pena. Vendimi do ta shpallë nesër në orën 10:00. Ne mendojmë se ekzistojnë kushtet, mbetet për t’u bërë një ekspertim i detajuar që pretendon prokuroria, pasi deri tani nuk kemi ekspertim për korrupsionin. Ndërsa rreziku i ikjes nuk ekziston.

Është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij. Në këtë rast s’ka pse të bashkëpunojë. Të tregosh rrethanat e ngjarjes, nuk do të thotë të bëhesh bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shprehën avokatët mbrojtës të Lefter Kokës.