Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se Nuredin Dumani nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndryshe nga sa u raportua sot në disa media.

Në reagimin e SPAK thuhet se ky lajm është i pavërtetë dhe se Dumani ka statusin procedurial të të pandehurit kundër çëshjtes penale që ndodhet për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kirmin e Organizuar, ku po gjykohet së bashku me të pandehurit Talo Çela, Enver Diva, Besmir Xhixha, Klevis Alla, Altin Ndoci dhe të tjerë.

Dumani konsiderohet si një nga vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri, për të cilin aludohet se ka kryer të paktën 7 ekzekutime.

SPAK thotë se Dumani është ende nën hetim për atentatin ndaj tij në datën 29 mars në Papër të Elbasanit.

Njoftimi i SPAK: