Eksperti Gent Progni, në një postim në Facebook i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë mbi AKSHI-n.
Progni shkruan se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është pjesë e një korrupsioni për fondet e IPARD. Si të implikuar, ai përmend emrin e Mirlinda Karccanajt, drejtoreshës së AKSHI-t.
Progni: Bombastike : AKSHI pjese e korrupsionit ne procedura për fondet e IPARD.
Ftoj SPAK te hetoje!
Me kane ardhur shume info jam duke hetuar mbi to ! Shoferi dhe Mirlinda Karçanaj te implikuar me fondet e AZHBR . Shume shpejt do bej kallzim ne SPAK. I erdhi dita Zyshes dhe Shoferit per te pare hekurat !
Komisioni Europian njoftoi qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD.
Vendimi i BE-së për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.