Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim, blloku evropian pret që liderët të diskutojnë për planin e zbatimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes mes dy vendeve.

BE-ja dëshiron që në këtë takim palët të pajtohet për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e saj.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. REL