Enkelejd Alibeaj i pyetur nga gazetarët se cili është kryetari i partisë dhe nëse ndihet i tillë, ai u shpreh se është edhe ndihej ushtrues i kësaj detyre.

Alibeaj tha se ai është drejtuesi i kësaj force politike.

“Jam dhe ndjehem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës. Sipas ligjit, në regjistrin e partive regjistrohen emrat e kryetarëve kur ka një dorëheqje. Duhet regjistruar zgjedhja e kryetarit te ri jo aktet e dorëheqjes. PD duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në krye”, ka deklaruar ai.