Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë u plagosën, mes tyre katër fëmijë, pas një shpërthimi zjarri në një ndërtesë në lagjen Mouraria në kryeqytetin e Portugalisë.

Zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit ku banonin emigrantë dhe u përhap me shpejtësi. Ai u vu nën kontroll përpara se të përhapej në ndërtesat fqinje falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, tha komandanti i departamentit të zjarrfikësve të Lisbonës, Thiago Lopez .

Shefja e shërbimit komunal të Mbrojtjes Civile Margarita Castro sqaroi se dy të vdekurit janë të huaj, ndërsa për 14 të plagosurit ajo tha se dy janë argjentinas, 11 janë emigrantë nga vendet e Azisë Juglindore dhe një është portugez.