Asus ka prezantuar më në fun listën e plotë të specifikave të minikompjuterit gaming ROG Ally. Kjo pajisje do të jetë një rival direkt i Steam Deck nga Valve, pasi ofron një performancë mjaft mirë për një kompjuter që mund të mbahet në dorë lehtësisht.

ROG Ally vjen me një ekran 7” IPS LCD dhe rezolucion FHD, refresh rate 120Hz dhe raport pamje 16:9. Ky panel mund të arrijë pikun maksimal të ndriçimit në 500 nits dhe mbrohet nga Gorilla Glass Victus.

Për sa i përket proçesorit, kjo pajisje vjen në 2 versione – me AMD Ryzen Z1 dhe Ryzen Z1 Extreme. Nëse juve ju duhet dhe më tepër fuqi, mund të lidhni një GPU të jashtme pasi kjo konsolë suporton deri në ROG XG Mobile (që përfshin një GeForce RTX 4090 GPU).

Që të dy këto modele vijnë me 16GB RAM dhe 256/512GB internal storage si dhe me bateri 40Wh që mund të zgjasë deri në 2 orë në lojrat më kërkuese. Asus ka shtuar në këto pajisje dhe freskuese së bashku me një tub bakri për të ndihmuar ftohjen e pajisjes. Për fat të mirë në paketim do të gjendet dhe karikuesja e shpejtë 65W.

Asus ROG Ally përdor sistemin operativ Windows 11 me skin special edition Asus Armoury Crate. Ju do të jeni në gjendje të përfitoni dhe 3 muaj falas në Xbox Game Pass për çdo blerje të Asus ROG Ally.