Më 14 maj, Eliona Pitarka u bë me një shoqe të re. Moderatorja dhe aktorja solli në jetë vajzën e saj të dytë. Siç ka vepruar edhe më parë, Eliona nuk e ka mbajtur të fshehtë as procesin e shtatzënisë as bebushet e saj.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit portretin e ëmbël të të sapolindurës, me përshkrimin: “Ju prezantoj me bebi motrën. Kjo drita ime e vogël vendosi të vijë në jetë e të më bëjë dhuratën më të bukur në ditën më të shënuar, në ditën e nënave ,14 Maj ! Duket nga shprehja e fytyrës që je shenja e DEMIT mama!”