Teksa mbërriti në ambientet e Kuvendit, ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, komentoi shkurt për mediat protestat e qytetarëve, duke theksuar nevojën për reflektim dhe dialog.
Ajo u shpreh se fokusi nuk duhet të jetë te protestuesit, por te shqetësimet që ata kanë ngritur, ndërsa kërkoi që Kuvendi të shërbejë si hapësirë për trajtimin e problemeve të qytetarëve dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete.
Sipas Spiropalit, çdo forcë politike duhet të bëjë analizën e saj dhe të reflektojë për situatën e krijuar.
“Duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten. Kuvendi duhet të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje. Secila forcë politike dhe secili kah duhet të bëjë analizën e vetes”, u shpreh Spiropali.






