Pas pak muajsh qyteti i Laçit do të ketë një spital të ri pasi ai i vjetri u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama pa ecurinë e punimeve të këtij spitali me 40 shtretër brenda të cilit do të ketë edhe një poliklinikë 24 orëshe.

Sikurse edhe në të shkuarën kryeministri insistoi një shpejtësinë me të cilën duhet përmbyllet ky projekt.

Majlinda Cara kryebashkiake e Laçit I shpjegoi kryeministrit progresin e punës në ndërtimin e lagjes së re me apartamente,  që po ndërtohet nga kompania turke duke theksuar se me fondet e BE-s nis puna për ndërtimin e 4 shkollave të reja.

Top Channel