Drejtori i spitalit të Elbasanit Agron Gaxho ka reaguar pas denoncimit të bërë nga Luçiano Boçi se ishin anuluar të gjitha operacionet dhe se pacientët detyrohen të blejnë gjithçka vetë në farmaci, përfshirë dhe aparatin e serumit. Ai e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke thënë se ndërhyrjet kirirgjikale nuk janë ndalur në asnjë moment dhe puna nuk është ndërprerë. Po ashtu theksohet se spitalit nuk i mungojnë as materialet apo medikamentet dhe puna po vijon me normalitet si në cdo ditë të vitit.